Codice QR

Pasuria artistike » Stërshejtes së Lajmëruar

Klisha e Stërshejtes së Lajmëruar (1624)

Kle stisur nga prifti Giuseppe Matranga mbi një të mëparshme klishë të gorromisur. Ngjitur ndodhet kunventi i Kapuçinëvet. Brënda paraqit një formë jonormale, me një anijatë qëndrore e njetër tek e drejta. Therorja qëndrore druri (1852), zbukuruar me basorelieve të rëndësishëm, ka pak qëro çë ndërroi vend e kle vënë te anijata e drejtë. 

Pjesa më e poshtme e tryezës dhe tabernakulli janë të ndajtur nga shtyllëza, pjesët më të sipërme janë të zbukuruara me figura, dredha dhrije e kallinj. Therorja ka sipër një kryqe të shumëngjyrshme me kutiza relikesh. Therorja e vjetër qëndrore kle zëvendësuar nga njetër marmuri e tipit katror bizantin mbajtur nga katër shtylla çë paraqitjën katër Ungjilltarët.

Zhvendosja e therores vuri në dukje afreskun çë paraqit Lajmërimin, të sprasmen vepër të Novelli-t (1646). Te anijata qëndrore mënd të kundrohet një pëlhurë e madhe e shekullit XVIII e skollës siçilljane çë paraqit të Papërlyemen Zënie me barrë. Marrjën murin tek e shtrëmbra dy pëlhura autori të panjohur çë paraqitjën Shën Pietrin në pranga [Patania?] e Shën Franxhiskun e Shën Mërinë në lutje. Bëjën pjesë te pasuritë artistike të klishës 14 pëlhura të tjera të shek. XVII, thomse vepra të njëi artisti kapuçin, çë paraqitjën 12 Apostojt, Krishtin e Shën Mërinë.