Codice QR

Pasuria artistike » Shën Vitit

Klisha e Shën Vitit (shek. XVI)

Në origjinë me ritin grek, Klisha stisur pas vitit 1500, kle dhënë të besmëvet të riti latin më 1590. E qosme me stoli, me therore të inkrustuara në marmure shumëngjyrësh ë një shëmbull i artit barok të vonë. Në majë të së bukurës shkallunerë baroke rri portali i shekullit të tetëmbëdhjetë, me te anët dy statuja marmuri çë paraqitjën Shejtrat Pietër e Pal e te ana e sipërme dy amure çë sundojën shtyllat. 

Te pjesa qëndrore e portalit mënd të kundrohet një medaljon dhe lart një kapiluce çë nxë statujën e të Paperlyerës (Makullatës) të zënë me barrë. Klisha ka tri anijata me absidë e kapele anësore. Brënda ruhen vepra arti të rëndësishme: statuja e të Papërlyerës (Makullatës) (gdhendur në gur gëlqeror, stukartur e inkrustuar në ar) ë te therorja qëndrore me marmur në stil barok; statuja e Shën Vitit dëshmor (e para gjymsë e shekullit XVI), edhe ajo në gur gëlqeror stukartur e pështruar me ar, ndodhet te kapelja e anijatës tek e shtrëmbra. Shejti paraqitet me dy qen, me pallmjen e flijimit e me kryqen. E çmuashme ë pagëzorja në marmur te bardhë.