Tek ajo tek e drejta, o Kapelë e Sagramentit, paraqitet Krishti çë ngjypet në qiell. Te anijata tek e shtrëmbra ndodhet një zografi e madhe me vaj mbi pelhurë (D’ANTONI A., 1845) çë paraqit Shën Kollin çë dhuron pasuritë e tija të varfërvet. Vepra më e vjetër me më shumë rëndësi artistike ë Ikona e Krishtit me Shën Mërinë e skollës senese të vitit 1500, e vetmja zografisur me tempera veje.
Te muri tek e drejta, në lidhje me hyrjen kryesore, ndodhet këllitur varri i Atit Gjergj Guxeta, njeriut ndër më të shkelqyeshmit çë ka pasur Hora. Si pasojë e restaurimevet të ri (1960) kori kle ndërruar e zgjeruar e qiellza lugore e anijatës qëndrore zëvendësuar nga një çati me kasitune dhe zbukurime ari. Të dukshme janë te klisha gjurmët e dy stileve: një perëndimor, përfaqësuar nga afresket e Novelli-t e nga pikturat e ndryshme në pëlhurë; jetri lindor, dëshmuar nga ikonsotasi e nga ikonat vënë te anijatat anësore. Te të sprasmet qëronje katedralja u ka zbukuruar me afreske të ri.