Absida qëndrore në lidhje me anijatat te ana ë shumë e humbët, prandaj kupola, ndryshe nga klishët baroke, ndodhet më ndanëz hyrjes, ndërsa therorja qendron në gjymsëhje. Ruhet aty statuja e Virgjërës Odhigjitrje (mbarim të shek. XVII) prej druri të stukartur e praruar, mbajtur nga dy kallogjer në mes të të çilëvet ndodhet kellitur ikona e Odhigjitrjes çë të jikurit do të kene prurë nga Shqiperia.
Te anijatat anësore katër therore në stil barok me marmure të shumëngjyrshëm i kushtohen Shën Panteleimonit, Sënda Rrusullisë, Shën Gjonit e për të sosur Shpirtravet të Purgatorit. Muret janë të zbukuruar nga një zografi çë paraqit Arkëngjëllin Mikell (1700) e nga një Venie në Kryqe druri të skalitur, zografisur nga Spiridione Marino.
Çdo therore paraqit stema të vjetra të ca familjeve të Horës (Skiro, Matranga, Skjada). Stema e Skironjvet mban një pirg dhëmbë-dhëmbë (me bedena) e dy luanë te ana me putra të ngrëjtura. Stema e Matrangavet paraqit një dorë çë mban një pallë përballuar nga një mburonjë e poshtë një drangua dhe lart një yll. Stema e Skjadavet, qell një vijë diagonale çë ndan një zogë nga një qen.