Codice QR

Pasuria artistike » Shën Kollit

Klisha e Shën Kollit (mbarim i shek. XVI)

Ndërtuar nga Nikolò Matranga te vendi ku ndodhej një kapelë antike, kle dhënë më 1619 atravet Agostinianë çë e mbajtën ngjer te viti 1903. Çë atëherë i shkoi klerit të ritit bizantin. Me të thjeshtë vlerë artistiko-arkitektonike, klisha mori nje thërrime rëndësi më 1957, kur klenë qellur atje ikonat e shekulli XVII-XVIII çë vijën nga klisha e Shën Kollit Palermë, rrëzuar nga ngjarjet e luftës. 

Disa nga këto vepra kishën klënë nxijtur nga një vill shkaktuar nga ndryshimi i verniçëvet e nga kamnoi i qirinjvet. Pas një restaurimi shkatarrues të viti 1756 kishën zbjerrë vlerën ngase kishën klënë pikturuar pameta me vaj në stil baroku të vonë. Një restaurim më i ri (1979-1984) pruri pameta në dritë të vjetrat e të çmueshmet zografi. Klisha, me një anijatë të vetme,  ka muret të qosur nga ikona të skollës siçilljane të ‘700. Ikonostasi, ndajtur në tre regjistre, mban ikona të ‘600. Restaurime të ri prunë në dritë dy kripta.