Te klisha hyhet ndëpër një shkallunerë, çë me parë se të ndërtonej Oratori i Atravet Filipinë (1716), lidhëj drejt për drejt sagratin me Qacën e Madhe (qaca Vittorio Emanuele) të përbrinjët. Ndërtesa ka po një anijatë me qiellzat lugore, te të çilat mënd të kundrohet një afresk (Cristodoro, 1759), çë paraqit Shën Gjergjin në lëvdi. Anijata mbyllet me një absidë te lugëza e së çilës një imitim mozaiku paraqit Krishtin Pantokrator.
Te anët e derës kryesore, dy pëlhura të mëdha paraqitjën Vënien në kryqe, vepër anonime në stil neoklasik, e Shën Filipin Neri në lutje (PATANIA). Dy mbishkrime të viti 1669, vënë përposh të dy pikturavet, dëshmojën zëmërgjerësinë e familjevet Skiro e Guidera, çë klenë si duket porositësit. Te muri i drejtë një mozaik (CUCCIA G., 1983) paraqit Shën Janin Paradhrom. Mbi derën e të njëjtit mur, ndodhet një zografi çë paraqit Shën Gjergjin në fulaqi (NOVELLI G.P., shek. XVII). Ku zë muri tek e shtrëmbra u bë një kapiluce brënda së çilës mbahet statulla e Shën Gjergjit (BAGNASCO G.) te çasti çë shpon me shtizë drangoin në mbrojtje të Shën Margeritës, statulla e së çilës paraqitet veshur me kostumin tradicional femëror me brezin e kezën. Vjen pranë afresku çë paraqit Shën Gjonin Abat, ndoshta i Novelli-vet, at e bir. Te të sprasmet qëronje klisha u ka stolisur me ikona të autorëvet te ditëvet tona (ARMACOLAS S., CACESE A., BARONE G., SIRCHIA P.M.).