Codice QR

Pasuria artistike » Përmendorja e purteles së gjinestrës

Memoriali i Purteles së Gjinestrës ë një rregullim origjinal natyror-munumental i vendit, çë ndodhet sa ndo tre kilometre nga Hora e Arbëreshëvet në drejtim të Murtilavet (Shën Gjusepi Jato), ku banda e Salvatore-t Giuliano, më 1 maj 1947, vrau burra, gra e fëmijë të pambrojtur.
Rregullimi monumental i Purteles së Gjinestrës ë një vepër land art (art i dheut, i territorit) të të çilës ndodhen shëmbuj të shumtë në disa anë te jetës. 
Memoriali kle projektuar e kryer (1979-1980) nga Ettore de Conciliis, piktor e skulptor, me bashkëpunimin e piktorit Rocco Falciano e të arkitektit Giorgio Stockel.

Vepra, me karakter jo të çastit as ideologjik, kle zhytur te natura e te visorja (panorama) sa të mos mbyllej kujtimi i maqilisë te një bllok arkitektonik o te një grup i mbyllur figurash. De Conciliis, tue vatur më atej se rregullimet monumentalë të menduara në menyrë më tradicionale, kërkoi t’i jipëj një shëng madhështor të përjetshëm kujtimit aty mbi të lartën rrafshinë gurishtore të Purteles së Gjinestrës.

Një mur i thatë kufizuar te anët nga një tracerë tipike, për një glatësi thuajse 40 metresh, pret dheun, si një lavomë, në drejtim të shkrehjevet. Rreth e rrotull, te një sipërfaqe sa ndo kilometër katror, ku ranë të vdekurit e të parës së majit 1947, lartësohen shkëmbe të mbëdhenj, të lartë nga 2 ngjer 6 metre, nxjerrë mbi vend nga guroja, çë duken në mënyrë magjike lidhur si parahistorikët menhir. 

Një nga ata ë guri i Nikolës Barbato, nga ku i rëndësishmi udhëheqës pianiot i Fashëvet Siçilljanë kish zakonë t’i flisëj gjindes. Tjerët paraqitjën përmbledhtas kurme, faqe e forma animejsh (kafshësh) të rarë. Te dy tjerë ndodhen përkatësisht gdhendur emret e të rarëvet e një poezi e poetit siçilljan Ignazio Buttita.