Codice QR

Pasuria artistike » Nekropoli i vonë-romak

Nekropoli i vonë-romak

Gërmimet arkeologjikë të vitit 1988, kryer nga Sovrintendenca e Palermës, zbuluan në lagjen Sënt’Arta një nekropol romak të vonë. Vendi arkeologjik ndodhet 35 km afërsisht në mesditë të Palermës, në mes të Horës së Arbëreshëvet në perëndim e shkëmbit Marinì në lindje, te një krahinë qëndrore për lidhjet e bregdetit të veriut me atë të mesditshëm të Siçilljes. Zbulimi i rëndësishëm jep vërtetim të mëtejshëm të prodhimtarisë kulturore antike e moderne të territorit. 
Rrethi i gjerë i varrezavet zhvillohet te brinjat e njëi kurrizi të vogël kodrje te rrëzat e mesditshme-perëndimore të Kocit Sënt’Arta, çë zotëron, me 998 metret e tij, lagjen me të njëjtin emër.

Të paktat njohuri historike në disposicjonë japjën mundësinë të paraqitet hipoteza se krahina mënd të identifikohet me një statio të Pirama-s, vendqëndrim glatë boshtit rrugor të brëndshëm Agrigentum-Panormus.
Fushatat gërmimesh, drejtuar nga arkeologa Caterina Greco, lejuan gjurmimin e të përhapuravet varreza sub divo. Te lugina e nekropolit, u zbulua edhe një ngulim çë dëshmon se ajo zonë ish e banuar, pa ndërprerje vazhdimësije, nga koha helenistike ngjer në mesjetë.

Varret, me arkivol të gurtë në formë drejtkëndore o trapezake, janë nxjerrë nga e buta shkarje melloro-gjipsore, karakteristike të kodrës. Te anët e shkurtura, varret janë mbështjellë me rrasa të mbërthyera thikë, te anët e glata me muriçele bërë me rrasëza o të vegjij bloqe katrorë. Disa herë te muret shihen gjurmë ntonakini. Në përgjithësi janë mbyllur nga një rrasë e madhe monolite, nxjerrë nga shkëmbi shpetëzimi, mbi të çilin ish ngrëjtur një “tumë” pothuajse katrore, përbërë nga një shtrojë gurësh të mëdhenj çimentuar me botë bardhoshe, të trashë ngjer 70 çentimetre. 

Tipologia e varrit me tumë, gjerësisht përhapur te zona mesdhetare, ë ajo më shpesh dokumentuar te kjo varrezë. U gjetëm edhe varre shumëkufomash e njëkufomash, këto të sprasmet të shumta e herëvet të parapërgatitura për fëmijët. 
Rituali i varrimit karakterizohet nga prania e pajës ngaherë kumbisur brënda varrit në lartësinë e kokës e të shpatullavet të kufomës. Kjo vendosje e pajës pasqyron një zakonë e mbajtur edhe nga krështërimi e gjerësisht dokumentuar në shumë varreza sub divo gjetur, ndë shekujt IV e VI, te Siçillja. 

Zakonisht paja përbëhet nga tri o katër shërbise: qelqi vitri, nxirja prej qeramikje të rëndomtë o edhe ajo vitri e ndëvonë llëmbën. Këtyre shërbiseve her’e herë u shoqërohen tjera si fibule, vathë e rrathë stolije.
Në përgjithësi ngë shihen ndryshime thelbësorë as ndër pajat e të mbëdhenjvet e të fëmijëvet as ndër pajat femërore e mashkullore.

Natyra e këtyre pajisjeve, gjithegjithë llëmbat dhe gjetjet vitri e brunxi, zbulon një kuadër me marrëdhënie të forta me tjera krahina: Afrikën e veriut (qeramikë e llëmba) e Mesdheun e lindjes së mesme (vitre). Kërkimet bërë më 1991-92 ngë i shtuan të reja thelbësore pamjes tipologjike nani të njohur për enët vitri. Te format më të përhapura vazhdon të zotëronjë qelqi me këmbëz, me unazë o disk, me faqe thuajse të pingultë dhe grykë rrumbullakuar, të rendomtë te prodhimi lindor. Njëi formje më pikërisht “perëndimore” ridërgon përkundrazi qelqi i cunguarkonik, pakëmbë me fund konoid, ndërsa një shërbes i ri ndër më të rëndësishmit përfaqësohet nga qelqi konik me këmbë unazje, zbukuruar nga një lulim me harkthe në reliev.

Edhe mirë të përfaqësuar janë “vitret konikë” çë mendohen të përdorur pa përjashtim kloftë si qelqe kloftë si llëmba, të varura brënda unazave metalike. Morfologjikisht, shëmbujt nxjerrë lidhen me variantet krijuar nga ofiçina të lindjes së mesme e gjithegjithë egjiptiane, karakterizuar nga fundi me majë vitri të plotë.

Ngë janë të ndryshme vërejtjet çë mënd të propozohen për format e mbyllura, ndër të çilat vazhdon të jetë më e përhapur kënata në forme dardhje të lëmuar me një e shkurtur rrëfanë bërë si kordele, çë bie ndër mend me ngulmim prototipet lindorë. Epranishme ë edhe kënata me trung rruzullor me koc të lartë në formë mbuti, nani dokumentuar nga një buri shëmbujsh. Ndryshon ndëvonë nga modelet e përmendur kënata në formë dardhje prej vitri blu, gjetur në thërrimëza, me rrëfanë të ngjitur me ngjyre të blertë çe mënd të i caktohet thomse njëi fabrikje siriane.
Arti i qeramikës ë thuajse vetëm përfaqësuar nga një seri kënatash pa ngjyrë, karakterizuar nga prania e njëi të denduri varg hullizash paralele e horizontale venë në dukje nga e hollja cipë e bardhë-krema o e bardhë-verdhashe çë pështron tërërisht trungun e tyre.

Llëmbat janë gjetje çë më shumë paraqiten për përmendje të dobishme kronologjike. Tipologjitë me të ndodhura kallëzojën në menyrë të besueshme se nekropoli mënd të vendoset në mes të shekullit V e të parës gjymsë të shekullit VI. Më sot gjetjet ngë kanë ende marrë vend te Muzerat arkeologjikë të krahinës, e vetmja ndodhje çë patën të mënd të ishën vërejtur, kle te viti 1991, kur pranë sallavet të Muzeut Arkeologjik Krahinor të Palermës Antonio Salinas u përgatit një ekspozitë Di terra in terra. Shuar reflektorët, gjetjet vanë e sosën pameta të ishën stivuar te magaxene të paarrënshëm.