QR Code

Pasuria artistike » Kronje

Kronjet tipikë prej guri të vendit, të përndarë te lagjet e qëndrës qytetare, përbëjën një dëshmi të rendësishme historike. Veç se kishën dëtyrën të jipjën ujët, ishën vend “shoqëror” ku gjëndeshin banorët e lagjes, e ata çë shkojën, sa të flisjën e të shkëmbejën të reja e lajme.

Kroi i Sëndu Rokut mori një rëndësi të veçantë, gjithegjithë historike, çë kur u gjënd pameta rrasa e se dytës gjymsë të shekullit XVII me gdhendur një tekst çë dëshmon dëshirën e “Ofiçerëvet” të lëjën dokumente e t’ia truajën kujtimit veprimin e tyre.

Kroi i Tre kanojvet, çë ndodhet te qaca e madhe (qaca Vittorio Emanuele), ë një krua tipik i shekullit të XVII siçilljan. Mban mbi ballinën një rrasë e vitit 1659, vit në të çilin Gjyqtarët e Sindaku porositën ndërtimin e tij. Me të vërtetë kroi u ndërtua për të parën herë më 1608-1609 me porosi të Gjytarëvet e me lejen e kryepeshkopit të Murriallit, nga një aktitekt arbëresh. Andaj data gdhendur te rrasa lidhet me punë të pastajme kur kroit jui shtua pjesa e sipërme në formë “tempulli” çë ka edhe sot.

Te pjesa e lartë e kursit Kastriota ndodhet një nga kronjet më të vjetër me formën tipike të shekullit XVI. Restauruar ka pak qëro, mban mbi rrasën datën e ndërtimit të vitit 1567. Ndryshe nga tjerat çë paraqitjën stemën e Horës (dy kallinj lidhur nga një tordele me yllin në mes) ky krua ka një stemë të ndryshme në formë xhilli, çë i glet atij fiorentin, me përkrahu stemën kardinali të Kryepeshkopit murriallis.

Fusha e PontitMbyll këtë paraqitje të shkurtër, kroi te Fusha e Pontit çë ndodhet në kursin Umberto e ka në reliev stemën e Horës dhe gdhëndur të shkruamen “SPQA 1765”, datën e ndërtimit të tij.

Veç kronjevet të përshkruar te kjo skedhë, Hora ka shumë tjerë, ca edhe sot në ushtrim, të çilët këtu përmenden shkurtazi: Kroi i Shën Kollit, ristrukturuar e në ushtrim; Fovara e Shën Gjonit, sot e gropësuar, ndodhej te ana e klishës me të njëjtin emër; Fovara e Rrugaxhit, përposh urës Tozia, rindërtuar e në ushtrim; Kroi i Shën Mërisë së Ghodencës, ndanëz Çiriturit komunal, i prishur; Kroi te Rrokat, te lagja me të njëjtin emër, ndryshuar e në ushtrim; Kroi te Kriqja e Palermës, te rruga F. Krispi, ndryshuar e në ushtrim; Kroi Mashili, te qaca Mashili, ndryshuar e në ushtrim;  Kroi Harkuliuni, përposh harkut me të njëjtin emër, ndryshuar e në ushtrim; Kroi të Shën Jani, përpara skollëvet Skanderbeg, i prishur; i tërë edhe sot ë ndryshe një bukur krua vënë te pjesa e poshtme e kursit Kastriota.

Esagonale

Del Corso

Lavatoio

Crispi