Codice QR

Pasuria artistike » Klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes

Klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes (1488)

Te rrëzat e malit Picuta, ndanëz qëndrës së banuar, ngrëhet klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes, e vitit 1488 në të çilin u nënshkruajtën Kapitujt e themelimit. Klisha, sipas gojdhënës popullore, kle stisur për nder të Virgjëreshës (ikonën e së çilës të jikurit arbëreshë thuhet se prunë nga Shqipëria) çë kallëzoi vendin ku do të qëndrojën përgjithmonë e ku do të stisjën shpitë e tyre. 

Dy herë te viti (te moi i majit e te të parat pesëmbëdhjetë ditë të gushtit) për zakonë të vjetër, shumë arbëreshë venë atje më parë se të bënj egjëll sa të gjegjen meshën. Klisha, me plan katror e therore qëndrore të shekullit XVIII me marmure të përzier, ruan një zografi të Shën Merisë (vaj mbi pëlhurë), bërë nga Novelli ati më 1612 e një rrasë, vënë te hyrja qëndrore, mbi të çilën janë përmbledhur shkurtazi ndodhjet e ngulimit.