QR Code

Pasuria artistike

Klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes

Klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes (1488)

Te rrëzat e malit Picuta, ndanëz qëndrës së banuar, ngrëhet klisha fshatare e Shën Mërisë së Dhitrjes, e vitit 1488 në të çilin u nënshkruajtën Kapitujt e themelimit. Lexo më shumë...

Shën Gjergjit të Madhit Dëshmor

Klisha e Shën Gjergjit të Madhit Dëshmor (1495)  

Ë klisha më e vjetër ndër klishët e qëndrës historike urbane. Stisur më 1495, te bregu i lumit Gjon, klisha mori një strukturë të re e kle zgjeruar të parën herë rreth vitit 1564 e më pas, për arsye urbanistike, te viti 1619 kur absida – më parë vënë në drejtim të lindjes, si caktoj zakona arkitektonike klishtare bizantine, - kle vënë në drejtim të  perëndimit. Lexo më shumë...

Shën Mitrit të Madhit Dëshmor

Katedralja e Shën Mitrit të Madhit Dëshmor (1498) 

Hyhet ndëpër një shkallunerë në stil baroku të vonë. Ballina ka dy mozaikë të skollës murrjallize të vitit 1960 çë paraqitjën Krishtin në thron me përkrahu Shën Gjergjin e Shën Mitrin. Ndërtesa ë me tri anijata, ndajtur nga dy fullerë (radhë) me shtatë kullonë (shtylla) marmuri. Lexo më shumë...

Shën Vitit

Klisha e Shën Vitit (shek. XVI)

Në origjinë me ritin grek, Klisha stisur pas vitit 1500, kle dhënë të besmëvet të riti latin më 1590. E qosme me stoli, me therore të inkrustuara në marmure shumëngjyrësh ë një shëmbull i artit barok të vonë. Lexo më shumë...

Shën Gjonit

Klisha e Shën Gjonit (shek. XVI)

Ë e vetmja klisha çë mbajti theroren drejt Lindjes. Në origjinë kushtuar Shën Merisë së Loretit, si dëshmon afresku e Vimës (çë paraqit Shën Mërinë me të njëjtin emër bashkë me Shën Janin Pagëzor e Arkëngjëllin Gavriil), ndërroi pajtor pas vitit 1644, Lexo më shumë...

Stërshejtes së Lajmëruar

Klisha e Stërshejtes së Lajmëruar (1624)

Kle stisur nga prifti Giuseppe Matranga mbi një të mëparshme klishë të gorromisur. Ngjitur ndodhet kunventi i Kapuçinëvet. Brënda paraqit një formë jonormale, me një anijatë qëndrore e njetër tek e drejta. Lexo më shumë...

Shën Mërisë së Dhitrjes

Klisha e Shën Mërisë së Dhitrjes (1607)  

Stisur te qaca kryesore e Horës u zbyll kultit më 1616. Rreth vitit 1622 kle ndërtuar pameta e kle zgjeruar sipas projektit të Pietro Novelli-t. Si hyhet te klisha, me tre anijata ndajtur nga katër pilastre mbi të çilët mbështetet kupola e madhe tetëkëndëshe me kësulëz (fener të vogël), ndodhen dy koritë me ujë të bekuar në stil barok prej marmuri të kuq të vendit në forme skurruxhje. Lexo më shumë...

Shën Kollit

Klisha e Shën Kollit (mbarim i shek. XVI)

Ndërtuar nga Nikolò Matranga te vendi ku ndodhej një kapelë antike, kle dhënë më 1619 atravet Agostinianë çë e mbajtën ngjer te viti 1903. Çë atëherë i shkoi klerit të ritit bizantin. Lexo më shumë...

Klishë e klishëza fshatare

Veç klishëvet urbane, Hora ka një numer të madh klishësh e klishëzash fshastare çë, në përgjithësi, marrjën emrin e lagjes ku ndodhen: Shën Mëria e Hirevet o e Shkallës (1560), te rrëzat e malit Maganuç; Shën Katerina, në lagjen Fusha; Lexo më shumë...

Ikonat

Ikona (nga greqishtja: ει̉κών = shëmbëlltyrë) ë te të folurit të zakonshëm nje zografi mbi dërrasë o mbi njetër lëndë, çë paraqit përfytyrimin e Zotit Isu Krisht, të Mëmës së Perendisë, të Shejtravet o skena të gjellës së tyre. Ajo ngë ë një paraqitje e thjeshtë piktorike, por ë një vend i privilegjuar i  pranisë së shejte. Lexo më shumë...

Novelli-të te hora e arbëreshëvet

Pietro Antonio Novelli leu më 1568 Murriall nga një familje çë vij nga Mesina. I jati, sa të ndihëj prirjen e tij artistike, ja truajti Nokolozëvet dhe mozaiçistëvet të Katedrales. Kur kish njëzet e dy vjeç shkoi Mesinë ku u përsos te arti piktorik. Lexo më shumë...

Kronje

Kronjet tipikë prej guri të vendit, të përndarë te lagjet e qëndrës qytetare, përbëjën një dëshmi të rendësishme historike. Veç se kishën dëtyrën të jipjën ujët, ishën vend “shoqëror” ku gjëndeshin banorët e lagjes, e ata çë shkojën, sa të flisjën e të shkëmbejën të reja e lajme. Lexo më shumë...

Nekropoli i vonë-romak

Nekropoli i vonë-romak

Gërmimet arkeologjikë të vitit 1988, kryer nga Sovrintendenca e Palermës, zbuluan në lagjen Sënt’Arta një nekropol romak të vonë. Vendi arkeologjik ndodhet 35 km afërsisht në mesditë të Palermës, në mes të Horës së Arbëreshëvet në perëndim e shkëmbit Marinì në lindje, te një krahinë qëndrore për lidhjet e bregdetit të veriut me atë të mesditshëm të Siçilljes. Zbulimi i rëndësishëm jep vërtetim të mëtejshëm të prodhimtarisë kulturore antike e moderne të territorit. Lexo më shumë...

Përmendorja e purteles së gjinestrës

Memoriali i Purteles së Gjinestrës ë një rregullim origjinal natyror-munumental i vendit, çë ndodhet sa ndo tre kilometre nga Hora e Arbëreshëvet në drejtim të Murtilavet (Shën Gjusepi Jato), ku banda e Salvatore-t Giuliano, më 1 maj 1947, vrau burra, gra e fëmijë të pambrojtur. Rregullimi monumental i Purteles së Gjinestrës ë një vepër land art (art i dheut, i territorit) të të çilës ndodhen shëmbuj të shumtë në disa anë te jetës. Lexo më shumë...