Lluminarji
Më 18 mars mbrëmanet, parakremte e festës së Shën Gjusepit, te vende të përshtatshëm të lagjevet të ndryshëm të horës, shpeshherë në garë ndër ta, dhizen stavët e mëdha drush mbjedhur, edhe javë më parë se festa, nga grupe djemsh të vullnetshëm. Rreth zjarrevet mbjidhen banorët e lagjes çë qëndrojën atje ngjera çë shuhet prushi, karvuneli i së çilës, te tjerët qëronje, ndahej e qillej brënda sa të përdorej te shpia.