Codice QR

Përshkrim i shkurtur historik e letrar » Oreficeria e ricamo

Artizanati Artistik Modern

Një tradicionë me prestigj, çë ka kryer me qëroin një pasuri artistiko-artizanale kaq e rëndësishme (ikona, qëndisje, kostume, stoli të çmuara), ngë mënd të mos kish gjallëri tërheqëse te prodhimi i sotëm artizanal.
Veprat e piktorëvet modernë të ikonavet, çë mënd të kundrohen te katedralja e Shën Mitrit e te klisha e Shën Gjergjit, marrjën frymëzim nga shija e mirë dhe nga fryma shpirtërore bizantine e, pas disa shekujsh, mbajën të gjallë një tradicionë edhe sot rrënjosur mirë te bashkësia.

Këta ikonografë, me të sprovuar manualitet e besnik studim të materialevet, të proçesevet, të karakterëve stilistikë, veprojën me të rreptën kryerje të rregullavet të vendosura prej shekujsh te çdo imtësi e kompozimit: nga shprehja e personazhevet te të fshehtat vjemëthënie simbolike e te zgledhësia e ngjyravet. Vlera më e madhe e këtyre ikonave vjen nga shija e vjetërsisë me të çilën janë ngjeshur, nga stërhollimet e punimit e nga shkëlqimi i mbështjelljes kromatike.

Zakona e qendisjes zë fill nga qëronjet e themelimit të Kulexhit të Shën Merisë (1731), ku mësoheshin “[...] le fanciulle del paese [...] tanto nelle lettere, nel canto e nei lavori donneschi di cucito e di ricamo in bianco, in seta, in argento ed in oro [...] (Schirò G., 1923) e “[...] si eseguiscono importanti lavori di ricamo in oro, in argento, in seta, in bianco, a rinascimento, in pittoreso, guarnizioni al tombolo, trine, merletti ecc... e tai lavori sono stati ammirati da tutti coloro che si fanno a visitare il Collegio [...] (Costantini G., 2000).

Prodhimi thuajse i pandërprerë, nga më shumë se pesë shekuj, e çilësia e kostumevet femërorë tradicionalë i dëtyrohen, andaj, zotësisë së madhe artizanale të qëndistarevet arbëreshe në shndërrimin e mëndafshit, të vilutit e të arit te pethka sqizmatare e të çmuara tue përdorur balën e tigharin o vetëm gjilpërën. Keto “aftësi” ngë sosjën me përgatitjen e kostumevet. Ndanëz qëndisjevet me ar e mëndafsh, bëhen, në lëndë patjetër më pak të çmuara, tjera punë qëndisje me të njëjtën bukuri, shërbyer gjithegjithë për përgatitjen e pajavet nusërore: distinët (me spoletë, te bala, me manikinin); rrahame (qëndisje) shërbyer me gjilpërë mbi kartë e dylltë (“punto-punë  daghe”, “punto Venecja”); kutra e tapite tryesje shërbyer me manikinin; (“kuatruçentu”, “çinkuçentu” e “otuçentu siçilljan”); rrahame me “punto inglese”, me “punto kroçe”, me “punto pitoresko”, me “punto ombra” etj...

Prodhimet e argjendarisë vendëse janë gjithegjithë lidhur me prodhimin e pajisjevet të çmuara të kostumit (brezi, pindajet, kriqja e kurçetës, rrusarji, domanti) origjina e të çilëvet ë çeshtje një thërrime e diskutueshme. Me tjera lëndë “të vapka” (gurë, dru, hekur e vitre) krijohen tjerë manufakte me të sigurtë rëndësi artistike.