Edhe punët e bashkëlidhura kanë peshë shumë të rëndësishme dhe japjën një përfytyrim ndriçues shoqëroro-ekonomik. Përdorimi i punës së krahut, thuajse vetëm femëror, përmend, në të vërtetë, ndarjen e punës, te shoqeria e brënda familjes, të tipit tradicional, sot në rrugën e kapërcimit përfundimtar. Gratë, udhisur te kjo punë çë fëmijë, pak e pak bëheshin të zonja të njëi mjeshtërije teknike çë i jipëj atyre mundësinë të kujdeseshin drejpërdrejt për përgatitjen e pajës.
Pjesa më e madhe e prodhimit të manifakturavet i dëtyrohet historikisht këtij artizanati shtëpiak çë, megjithëse bazuar mbi rregullat e riprodhimit të thjeshtë të motivevet, ka arrënë te livele artistiko-estetikë her’e herë te rëndësishëm me ndihmën e shijen vetjake e punëtorevet, mësimi i të çilavet ngë sosëj te rrethi i familjes, por, gjithegjithë nga shekulli XVIII, pati mundësi të përfitoj nga një e vërtetë dhe e posaçme skollë qëndisje çë ish tek ai qëro Kulexhi i Shën Mërisë te Hora e Arbëreshëvet, ku monkat, speçialiste te qendisja e arit, qipjën veshjen tradicionale e ku edhe sot ndodhet një ekspozitë e përhershme e atyre qëndisjeve.
Nga shekulli XV zunë fill të ndiheshin edhe të parët ndikime perëndimorë. Moda italiane e shekujvet ‘500 e ‘600, çë nga ana e saj kish pesuar ndikime lindorë, ë rrethi brënda të çilit u vënë në lëvizje proçeset çë do t’i jipjën gjellë këtyre veshjeve dhe shumë në këtë vështrim janë referimet dokumentarë e ikonografikë në një farë mënyrje të përdorueshme sa të bëhet prova të rindërtohet prejardhja e tyre: shumë zografi, bërë te shekujt ‘500 e ‘600, të damavet italiane me veshje çë i glasjën krejt ncilonëvet; xhëllona e gjerë mbjedhur klinde klinde te mesi, hedhur në fushën e modës europiane të atëhershme nga Katerina dei Mediçi; e famshmja “Fornarina” e Raffaello-t me mëngët ngjitur te krahët me lidhëse çë te anët lënë të turfullonjë këmisha; sqepi qellur në mënyra të ndryshme te gravurat veneciane të shekullit ‘600; e Lajmëruara e Antonello-t nga Mesina me mandilinën e kaltër, çë u bë një pjesë themelore e kostumit arbëresh; presepi (grazhdi) historik i pallacit mbretëror i Kasertës, ku shihet se kurorët (fashë rrjetësh ari shërbyer te bala) zbukurojën shumë xhëllonë të personazhevet femërorë të shekullit të tetëmbëdhjetë; zografitë në stampim të Houel-it e të Vuiller-it te shekullit ‘700; aktet më të vjetër të pajavet çë dokumentojën kostumin qysh në shekullin ‘500.
Kjo veshje, sot përdorur pa ndryshim te çilido rast kremtje, vij veshur zakonisht te festat kryesore (Shën Gjergji, Virgjëra Odhigjitrje, Shën Mitri), te pagëzimi e te kurorja. Përbëhet nga një xhëllonë prej mëndafshi të kuq me klinde te mesi paraqitur në dy variante: ncilona, qëndisur glatë e gjerë me ar sipas stolivet me lule, e xhëllona me kurorë, zbukuruar tue u nisur nga nyeja me fashë ari (kurorë) o argjëndi shërbyer me bosht.Tjera pjesë përbërëse janë vanteria e zezë o blu distinje, çerri, linja me mëngë te glata e të gjera, krahët e kuq qëndrisur me ar pa mëngë o xhipuni, petini çë pështron pjesen e sipërme të gjirit, mandilina mëndafshi të kaltër me nyen qëndisur me ar, brezi argjëndi me pllakëz përpara, shkokat numeri i të çilavet ndërron sipas vendosjes: shkoka te kryet, shkoka përpara, shkoka prapa.
Nëse përdorimi i veshjevet tradizionale dalë e dalë vate u kufizua vetëm te dita e Pashkëvet, veshja e nuses ndryshe ë edhe sot gjerësisht përdorur e më e dashur se veshja e bardhë. Ky kostum ngë ë shërbes tjetër se veshja e festës në variantin me ncilonë. Pjesët çë e karakterizojën janë: mëngët mendafshi të kuq qëndisur me ar me motive lulesh, mbyllur te anët e jashtme nga dymbëdhjetë shkoka me katër petla; sqepi ngyrë krema mbajtur te mesi mbi brezin; keza. I meparshëm se përdorimi i veshjes mëndafshi qëndisur me ar, ish përdorimi i njëi veshje brokati qëndisur me fij mumbaku shumengjyrësh mbi vizatime me temë lulesh (pampinija) zhvilluar më vonë me përdorimin e pethkut të damaskuar.
Glatë Javës së Madhe ë shërbes i lehtë të vërtetohet sa veshjet, të klënit çë ë lidhje e ngushtë ndër vjemëthënjet e pjesëvet përbërëse të tyre dhe liturgia bizantine, janë shëng i vetëdijës arbëreshe. Të parat tri ditë të Javës gratë mirrjën pjesë te shërbesat bestare me veshjen e përditshme ndërsa tue u nisur nga e intja përdoreshin veshjet e festës. Tek e prëmtja vëhej edhe fodhija. Tek e diellja e Pashkëvet ish, e ë edhe sot, gjithë një ngazëllim i veshjevet të festës sikur të simbolizohet, me pasurinë dhe ngjyrat e tyre, gëzimi i Ngjalljes.
Pjesë plotësuese e veshjes nusërore, ë keza viluti kremisi e të blertë qëndisur me ar o me argjënd me motive lulesh, i zgavërt abrënda e përdorur si mbështetje e sqepit. Vëhet edhe me veshjen e të prëmtes së madhe si mbështetje e mëntit të zi. Keza ë simbol i statusit të ri shoqëror çë gruaja, me martesën, vjen e merr e i përgjegjësisë çë i nget. Sqepi e një vill prej të stërhollje voile mendafshi me ngjyrë okër përdorur te martesat vetëm nga nuset. Ajo rri varur nga keza e vjen lidhur te mesi. Muzeu qytetar “Nikola Barbato” i Horës së Arbëreshëvet ruan një koleksion, në udhë përplotësimi, të njëi pjesje të madhe të tipologjivet të kostumit bashkë me shumë pajisje me vlerë të rëndësishme historike e artizanale. Te më shumë se pesë shekuj kostumi ka pësuar ndikime të ndryshme e shndërrime çë bëjën të vështirë rindërtimin e dhromit evolutiv e andaj të fillimevet.
Bernardy vëj në dukje se kostumi arbëresh “i nget jetës shqiptare çë u strehua në Itali për shkak të shtypjevet turke, ndë të sosurit e shekulli XV e të zënit fill të shekullit XVI, e ruan karakterin e tij lindor te format e te ngjyrat e këmishës, të krahëvet e të kezës”. Në Shqipëri, ngjera te shekulli XV, kostumi pësoi ndikimin lindor e bizantin të dukshëm te palat më të gjera, te mëngët e glata e të gjera, te pethkat e qosme, te përdorimi i mëndafshit e të qëndisjevet ari e argjëndi, e gjithegjithë te polikromia e pethqevet. Nga shekulli XV zunë fill të ndiheshin edhe të parët ndikime perëndimorë.
Moda italiane e shekujvet ‘500 e ‘600, çë nga ana e saj kish pesuar ndikime lindorë, ë rrethi brënda të çilit u vënë në lëvizje proçeset çë do t’i jipjën gjellë këtyre veshjeve dhe shumë në këtë vështrim janë referimet dokumentarë e ikonografikë në një farë mënyrje të përdorueshme sa të bëhet prova të rindërtohet prejardhja e tyre: shumë zografi, bërë te shekujt ‘500 e ‘600, të damavet italiane me veshje çë i glasjën krejt ncilonëvet; xhëllona e gjerë mbjedhur klinde klinde te mesi, hedhur në fushën e modës europiane të atëhershme nga Katerina dei Mediçi; e famshmja “Fornarina” e Raffaello-t me mëngët ngjitur te krahët me lidhëse çë te anët lënë të turfullonjë këmisha; sqepi qellur në mënyra të ndryshme te gravurat veneciane të shekullit ‘600; e Lajmëruara e Antonello-t nga Mesina me mandilinën e kaltër, çë u bë një pjesë themelore e kostumit arbëresh; presepi (grazhdi) historik i pallacit mbretëror i Kasertës, ku shihet se kurorët (fashë rrjetësh ari shërbyer te bala) zbukurojën shumë xhëllonë të personazhevet femërorë të shekullit të tetëmbëdhjetë; zografitë në stampim të Houel-it e të Vuiller-it te shekullit ‘700; aktet më të vjetër të pajavet çë dokumentojën kostumin qysh në shekullin ‘500. Këto pikënisje, sado të rëndësishme, ngë lejojën megjithatë të vehet matanë hipotezavet e matanë njëi të përgjithshmi kontekstualizim estetiko-kronologjik, llargu të dy nga një rindërtim të vërtetuar e përfundimtar të atyre kalimeve.
Në veshja femërore tradizionale sidokloftë u rua mirë aqë ngë mend të thuhet për atë mashkullore dale jashtë përdorimi o thomse kurrë i klënë në formë stereotipi. Në të sosur të vitevet ’50, për mbëhi skenike në ndodhjen e njëi shfaqje teatrale te Teatri Biondo i Palermës, kostumisti nxori një kostum mashkullor me frymëzim ballkanik çë rikujtoj atë femëror. Çë atëherë rreth pesëmbëdhjetë të ketyre kostumeve vijën veshur te pikëpjekjet turistike më të rëndësishme.
Dalë jashtë përdorimi, ky variant i veshjes përmbaj një xhellonë me tafita të zi (fodhija) me nyen e vijosur nga një vilut me të njëjtën ngjyrë, xhipuni i zi viluti o mëndafshi, petini me dantella o mendafshi. Karakterizimi me i fortë ë menti i gjerë tafitau të zi si gjymsëhënëzje çë, mbajtur mbi krye, pështroj gjithë kurmin me dredha të gjera. Veshja, pa stoli, vëhej nga gratë e martuame në ndhodhje lipi e vetëm me brezin tek e prëmtja e madhe te shërbesat liturgjike e te proçesjona tërheqëse të Krishti vdekur. Tek ajo ndhodhje vajzat e pamartuame përdorjën xhellonën e damaskuar (pampinijën) me mëntin e zi mbjedhur te ija.