Sot, edhe, ndikimet e fortë të homologimit, ushtruar nga kulturat zotëruese me anë të sistemevet teknologjikë të komunikimit, u bënë edhe më të egra me rrëziqe të mëtejshëm për mbijetesën e veçorivet kulturore e gluhësore të bashkësivet arbëreshe në Itali.
Te kjo pamje e përgjithshme, përshkruar shkurtazi, mënd të mbjidhen pa dyshim shëngjet mët ë mirë të gjallërisë kulturore të arbëreshëvet e të vendosmërisë së tyre të patundur sa të ruajën pasurinë çë gjyshrat me të durueshëm e këmbëngulës vullim dijtën të trashgojën glatë këtyre pesë shekujve qëndrimi “te dheu i huaj” tue u përgjegjur me nder qërtimit të paharrueshëm të Zef Skiroit: