Codice QR

Përshkrim i shkurtur historik e letrar » Gastronomia

Prodhime e Tajurë

Prodhimet e artit të kuçinës tipike arbëreshe kanë themel mbi një të rëndësishme e të njohur zakonë çilësije.
Buka e Horës ë gatitur me miell drithi të thatë të vendit e brumit, shërbyer të shumtat e herëvet në formë rrumbullake e ardhur me metoda natyrore, piqet te furret e vjetër me dru. Mënd te hahet, ashtu e ngrohtë, ndërtuar me vaj ulliri e një pluhurosje udhosi delje o me gjizë.

Nga blegtoria e qosme e vendit vijën prodhime shumë të mirë të udhosevet – udhose e gjizë – e mish me çilësi të vlefshme, ndër të çilët numërohet likënka e shijshme ndërtuar me kripë, musturë e farë mbrai. Çilësitë e likënkës vijën lartësuar nga një guarniturë llapsanash të diganisura me hudhër e vaj.
Shkak për një thirrje të fortë turistike ë kanolli, embëlsira pianiote ku isht isht e njohur. Segreti i tij te kuçina rri te shkorça me miell, verë, dhjamë e kripë, çë mbëlohet me gjizë shërbyer me cukar shkuar te sita e therrime çikullatje. Për këtë produkt, nga vit te qëroi i Kalivarit, bëhet festa popullore.

Tjerat ëmbelsira tradicionale janë panaret (buka e Pashkëvet) ëmbëlsira tipike në formë shportiçelje me një mbru prej brumi të qullët të zbukuruar me lule të vogla, zoga e në mes ve të kuqe o të gjelbëra. Gratë arbëreshe përgatitjën bukën, edhe sot, glatë Javës së madhe për fëmijët të çilët, sa t’e hanë presjën mesditën e të Shtunjës së madhe. All’antika ëmbëlsira qillej te klisha sa t’ish bekuar glatë shërbesës së shejte çë mbahej te katedralja. 

Loshkat e petullat (ëmbelsira rrumbullake o të shtypura, bërë me brumë të ngridhur, diganisur e me cukar shprishur)  hahen te vigjilja e të martjes së Kalivarit; të plotit, ëmbelsira mbëluar me marmelatë fiku nga format më të ndryshme.
Kuçina pianiote ngë paraqit një shumëllojshmëri të madhe tajurësh veç atyre me prejardhje të ngushtë bulqësore çë karakterizohen për thjeshtësinë e tyre e natyrshmërinë e lëndës përbërëse.
Posaçerisht të shijshëm janë strangujtë, njoke gjeshur me ujë e miell, shërbyer  me duar e gjithegjithë me glishtin e math të dorës dhe ndërtuar me lënk e me shumë vasilikò të bekuar. 

Më 14 të sitembrit (shtatorit), ditën tek e çila përkujtohet lartësimi i Shejtes Kryqe, te gjithë klishët mbahet një shërbesë bestare të veçantë përpara njëi otari të vogël mbi të çilin kumbiset një kryqe rreth së çilës vendosen degëza me vasilikò çë kur sos shërbesa e shejte vijën dhuruar të besmëvet. Te kjo ditë gjithë familjet, ujur rreth njëi zbrigëje, hanë këtë ngrënë të veçantë. Njetër tajur thërritur “milanisë”, zakonisht ngrënë te dita e Shën Gjusepit e tek e Prëmtja e madhe, ë një variant i shijshëm të njëi tajuri siçilljan të mirënjohur: brumit me mbraj të egër, sardë e pinjolle. Varianti arbëresh paraqit si ndërtim bazë ekstraktin kumadhamuresh.

Janë, edhe, minestrat me vërdurë të ndryshme e groshë, bathë e qiqra të thata, fasolle, thjerr, e grurët, tajur me drith të zier ndërtuar me vaj ulliri, çë zakona urdhëron të hahet te dita e Sënda Lluçisë (13 diçembër-dhjetor). Një ndryshim i sotëm i këtij të sprasmi tajur parashikon përdorimin e klëmshit me cukar o të gjizës shkuar te sita me thërrime çikullatje, shkorçë nerënxje e mendulla të grira.