QR Code

Përshkrim i shkurtur historik e letrar

Gluha

Të folurit e Horës së Arbëreshëvet, megjithë veçantitë e saja fonetike e morfo-sintaktike, bën pjesë, si të tjerët të folur arbëreshë të Ialisë mesditare, të grupit dialektor tosk përhapur në mesditë të Shqipërisë. Lexo më shumë...

Klisha katholiko-bizantine e ritet e saj

Riti ë mënyra çë vendos një klishë te të plotësuarit shërbimet të shejtë. Prejardhja shumë e vjetër e ritevet dhe zhvillimi i tyre, ashtù i ndërtuar e i ndërlikuar, krijuan, në Lindje e në Perëndim, një përbërje e një evolucjonë lidhur me zakonat kulturore të posaçme të çdo klishje. Lexo më shumë...

Zakonat popullore

Veçoritë historike e kulturore ngë kanë kurrë penguar, e ngë mënd të ndodhej ndryshe, sa arbëreshët e Horës të vendosjën marrëdhënie të leverdishme me kulturën, gluhën, doket e zakonat popullore të Siçilljes. Lexo më shumë....

Gastronomia

Prodhimet e artit të kuçinës tipike arbëreshe kanë themel mbi një të rëndësishme e të njohur zakonë çilësije. Buka e Horës ë gatitur me miell drithi të thatë të vendit e brumit, shërbyer të shumtat e herëvet në formë rrumbullake e ardhur me metoda natyrore, piqet te furret e vjetër me dru. Lexo më shumë...

Kostumet tradicionalë femërorë

Kostumi tradicional femëror, si gluha e riti, ë një nga shëngjet më të dukshëm të ndryshimit kulturor arbëresh. Ë një e rrallë shprehje e vetëdijes vendëse çë kallëzon edhe në këtë mënyrë vullimin të ruhen bashkë identiteti e zakona. Lexo më shumë...

Oreficeria e ricamo

Një tradicionë me prestigj, çë ka kryer me qëroin një pasuri artistiko-artizanale kaq e rëndësishme (ikona, qëndisje, kostume, stoli të çmuara), ngë mënd të mos kish gjallëri tërheqëse te prodhimi i sotëm artizanal. Lexo më shumë...

Biblioteca, Archivio storico, Museo del Seminario diocesano

Te biblioteka e Seminarit u mbjodhën pronat e librevet të Bibliotekës së Katedrales së Shën Mitrit e të disa institucionëve tjera bestare, nani të zhdukura, si Seminari greko-shqiptar i Palermës, Oratori i Atravet filipinë, Streha e bujqvet invalidë. Lexo më shumë...

Museo Civico “Nicola Barbato”

Muzeu u bë gati te viti 1989, si Mostra permanente della cultura materiale, për hir të kooperativës Portella della Ginestra të Horës së Arbëreshëvet. Lexo më shumë...

Bibloteca Comunale “Zef Skirò”

Krijuar më 1977, biblioteka ë e organizuar “a scaffale aperto” (me raft të zbyllur) sipas rregullavet bibliotekonomike sot në përdorim: Klasifikacionë Dhjetore Dewey, katalogacionë përshkruese, katalogacionë semantike. Lexo më shumë...