Codice QR

Ambient » Malet

Hora e Arbëreshëvet, shtruar te një gropë çë sos te liqeni, gëzon një vend geografik plot me magji të çilit i bëjën kurorë katër male madhështorë (Picuta, Kumeta, Maganuçi, Kseravuli) e ca vende tjerë çë janë tërheqëse e të frekuentuara pika për shumë naturalistra.
Picuta, në drejtim lindje-vore vrejtur nga Hora, për madhështinë e strukturës orografike të saj si edhe për pasurinë e bimësisë e të faunës, ka një magji të veçantë. Ajo mënd të vizitohet ndëpër disa dhrome natyralistikë çë, tue u nisur nga udha çë qell tek e vjetra klishë së Shën Mërisë së Dhitrjes, ngjypen te majat e saj, te Ghruta e Gharrunit, te Shpellët ku ruhej zbora ngjera te Purtelja e Gjinestrës.

Mali Kumeta, vënë në drejtim perëndim-mesditë, ë një masiv shkëmbor çë mban shumë fosile e paraqit një bimësi myshqësh e likenesh. Te ballina pjerrë ndaj Horës  mali ka dëshmitë, edhe sot të dukshme mirë, lënë nga kavët marmuri. Materiali aty nxjerrë, te disa lloje me vlerë, vjen shërbyer te serrët dhe përdorur për shtroja trolli e zbukurime të shumëllojshëm. Tonet kromatikë venë nga i bardhi i lulëzuar, tek i trëndafilti, tek i kuqi monteçitorio kështu thërritur se shtyllat te Pallaci Monteçitorio, seli e Parlamentit kombëtar Romë, klenë bërë me këtë marmur.

Maghanuçi, vënë në mesditë-lindje mbi shpatin e liqenit kundrejt Horës, paraqit një formë të veçantë me kurriz elefanti sunduar nga një voshk (pyll). Te qëronjet e përshtatshëm ë shpeshherë cak i mbjedhësvet të këpurdhavet. 
Ndanëz Picutës, në drejtim vore-lindje, Kseravuli mbyll idealisht “kurorën”. Përshkuar nga lumi Gjon, çë rrjeth përposh horës sa të dalënj te liqeni, ky mal ë i qosmë me bimësi shumë interesante. Ndanëz Kseravulit ndodhet mali Argomëzit, për të çilin glatë do të thuhet në lidhje me dhromet natyralistikë.