Më 1960, për lypjen e rritur të energjisë elektrike, u ndërtua, fill më poshtë se liqeni, çentralja e re e Guajdhallamit. Ujët pas çë kle dërguar te serbatoi i poshtëm i Guajdhallamit, glate orëvet të natës vjen pompuar pameta te liqeni i Horës së Arbëreshëvet çë ka një nxënësi të përgjithshme paraç sa 32.000.000 metre kube. Impianti i ri i Guajdhallamit ka një fuqi të përgjithshme instalimi prej 80.000 KW e një aftësi prodhimi mesatare për vit prej 27 milionë kilovatorë, të mirë për nevojën e thuajse 10.000 familjesh. Shumësia e përdorimevet shkakton dislivele të shpeshta, lidhur gjithegjithë me vitet thatësije. Dukuri si këto u kanë më shumë rënduar si pasojë e instalacionës së pompavet të marrjes për ujësjellësin e Palermës.